Pikat kryesore
- Gjykata e Tiranës, ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave të tyre.
- Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive, nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik.
- Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore.
Gjykata e Tiranës, ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave të tyre. Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard”, kompania “Alaska”, Kukës Chrome Minerals si dhe Troci 2005. Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive, nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore. Burime pranë ogranit të akuzës, bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.