Nora Gjakova thotë “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e Kosovës mbyll karrierën e lavdishme

Nora Gjakova thotë “mjaft”/ Ish-kampionia olimpike e Kosovës mbyll karrierën e lavdishme

Pikat kryesore

  • Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën.
  • Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti.
  • Xhudistja e nivelit maksimal, u kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020.

Ka qenë elita e elitës. Pas Majlinda Kelmendit, ishin Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që ngritën flamurin e Kosovës në majat më të larta olimpike, ndërsa kampionia 33-vjeçare vendosi ta mbyllte karrierën. Flasim për Nora Gjakovën, që zgjodhi ditën e fundit të vitit 2025 për të lajmëruar largimin nga sporti. Xhudistja e nivelit maksimal, u kampione olimpike në Lojrat e mbajtura në Tokio në 2021, ndërsa duhej të kishin qenë në 2020. Në peshën deri 57 kg ajo mundi në finale francezen Sizik me rezultatin 10-0. Gjakova ka fituar të artat olimpike po ashtu si Kelmendi dhe Krasniqi, duke qenë të vetmet në histori për Kosovën, një arritje e jashtëzakonshme për një vend që hyri në konkurrim vetëm në 2016 në Rio de Zhaneiro. Në 2018, pati suksesin tjetër të madh, titullin kampione e Europës në Izrael, gjithnjë në peshën deri 57 kg kur mundi në finale gjermanen Tereza Shtol. Në kampionatet botërore arriti medaljen e bronzit, pra vendin e tretë në 2021 në Budapest, ndërsa podiumet janë të shumta. Gjakova ka gjithsej 35 medalje ndërkombëtare, pra olimpike, botërore, europiane, në Mastersat botërorë, në Grand Slem e Gran Pri, me 12 të arta, 9 argjendi dhe 14 bronzi. Në mesazhin në rrjetet sociale, xhudistja e shquar falenderoi këtë sport që e bëri të njohur, trajneri Driton Kuka, shtetin e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarët. Ajo ka qenë kolonele e forcave të armatosura të Shqipërisë, pas vendimit të qeverisë. Ashtu si Majlinda Kelmendi, Gjakova do të vazhdojë me sportin si trajnere./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Nora Gjakova do medaljen e arit, xhudistja nga Kosova kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut Nora Gjakova “magjike”, xhudistja “Dardane” do të përballet në çerekfinale me serben Perisic Kosova shkëlqen në Xhudo, “Dardanët” dalin me 4 medalje nga Kampionati i Hapur Evropian

Lini një Përgjigje