Njoftimi i fundit i Prokurorisë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në…

Njoftimi i fundit i Prokurorisë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në…

Pikat kryesore

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.
  • Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
  • Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin. Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina, ndërsa dorasi është Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Prokurori kujdestar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/06/2025 17:11 Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje 11/06/2025 17:08 Çitaku akuzon Kurtin për “abuzim elektoral” me ndarjen e 100 eurove për studentët 11/06/2025 17:04 Zvicra njofton për mbylljen e kësaj rruge nga 7 nëntori

Lini një Përgjigje