Një muaj paraburgim për policin serb që u kap duke transportuar fishekë e para të gatshme

Një muaj paraburgim për policin serb që u kap duke transportuar fishekë e para të gatshme

Pikat kryesore

  • Gjykata e Mitrovicës i ka shqiptuar masë, një muaj paraburgim pjesëtarit të Policisë së Serbisë, i cili u arrestua në Jarinjë nën dyshimin se transportoi fishekë e para të gatshme.

Gjykata e Mitrovicës i ka shqiptuar masë, një muaj paraburgim pjesëtarit të Policisë së Serbisë, i cili u arrestua në Jarinjë nën dyshimin se transportoi fishekë e para të gatshme. “Masa të pandehurit N.U. i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, i armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 par.1 i KPRK-së”, konfirmuan nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Të dielën, më 02.11.2025 Policia njoftoi se në vendkalimin kufitar në Jarinjë është arrestuar i dyshuari, pjesëtar i Policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazh i janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9 mijë e 900 euro dhe 26 mijë dinarë serbë. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/03/2025 21:17 Rama dhe Çeku e nisin debatin me akuza kundër njëri-tjetrit për mungesë bashkëpunimi për projekte 11/03/2025 21:15 Rrëmbimi i serbit, reagon Presidentja: Bota demokratike të reagojë e të ndalë këto sulme 11/03/2025 21:13 Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk mund të propozojë buxhet

Lini një Përgjigje