Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen…

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen…

Pikat kryesore

  • Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritjen e sigurisë.
  • Sakaq, VNA ka siguruar një dokument të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës që zbardh listën e 20 shkollave publike ku do të implementohet sistemi survejimi me kamera dhe inteligjencë artificiale.
  • Dokumenti përmban emrat e shkollave, vendndodhjen, numrin e kamerave, koordinatat dhe numrin e nxënësve në secilin institucion.

Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritjen e sigurisë. Sakaq, VNA ka siguruar një dokument të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës që zbardh listën e 20 shkollave publike ku do të implementohet sistemi survejimi me kamera dhe inteligjencë artificiale. Dokumenti përmban emrat e shkollave, vendndodhjen, numrin e kamerave, koordinatat dhe numrin e nxënësve në secilin institucion. Sipas dokumentit, shkollat ku pritet të vendosen kamerat janë: 1. Projekti është kontestuar edhe nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që mund të sjellë në privatësinë e qytetarëve, për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave. Nga ana tjetër, sipas institucioneve shtetërore, projekti “Smart City” synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimit përmes teknologjisë së avancuar. Fillimisht projekti ishte parashikuar të kushtonte 60 milionë dollarë, por më pas kostoja e tij u dyfishua, duke e kthyer në një nga investimet më të mëdha në sistemet e survejimit urban në Shqipëri.

Lini një Përgjigje