Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Burri gjen gruan të mbytur në zonën e Plazhit të Vjetër,…

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Burri gjen gruan të mbytur në zonën e Plazhit të Vjetër,…

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 32-vjeçare është gjetur e mbytur.
  • Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër.
  • Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 32-vjeçare është gjetur e mbytur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër. Policia bën me dije se shtetasja me iniciale E.T. vuante nga depresioni. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji. Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Lini një Përgjigje