Ngjarje e rëndë në portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën gjatë punimeve në bordin e…

Ngjarje e rëndë në portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën gjatë punimeve në bordin e…

Pikat kryesore

  • Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.
  • 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë kur ndodhi incidenti.
  • Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij.

Ngjarje e rëndë në portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën gjatë punimeve në bordin e anijes Një incident tragjik ndodhi pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me shtetësi azere, pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë kur ndodhi incidenti. Ndihma e menjëhershme e dhënë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte jetën e tij. Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë. 24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. loading…

Lini një Përgjigje