Ngjarja në Maliq/ Mes policëve dhe personit në kërkim pati shkëmbim zjarri, efektivi i…

Ngjarja në Maliq/ Mes policëve dhe personit në kërkim pati shkëmbim zjarri, efektivi i…

Pikat kryesore

  • Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një person vrau një polic dhe la të plagosur një tjetër.
  • Sipas informacioneve nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit.
  • Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit në kërkim dhe policisë.

Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një person vrau një polic dhe la të plagosur një tjetër. Sipas informacioneve nga policia, mëngjesin e sotëm strukturat e policisë pasi kanë identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij në zonën e Maliqit. Gjatë aksionit ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet personit në kërkim dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, mbeti i plagosur një tjetër polic dhe gjithashtu personi i në kërkim që edhe është ndaluar. Efektivi i plagosur pritet të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në periferi, në një zonë malore të njësisë administrative Lozhan./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrasja e policit në Maliq/ Policia: Autori nuk iu bind thirrjes, hapi zjarr në drejtim të efektivëve E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim. Një tjetër plagoset Aksident i dyfishtë në Maliq/ Dy persona të plagosur, dërgohen në spital për mjekim

Lini një Përgjigje