Pikat kryesore
- Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.
- Në Shkodër festa e Pavarësisë ka nisur që një ditë më parë me sofrën e madhe të Shqipërisë ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
- Në ditën e pavarësisë ceremonitë nisën me ngritjen e flamurit në sheshin Luigj Gurakuqi.
Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen. Në Shkodër festa e Pavarësisë ka nisur që një ditë më parë me sofrën e madhe të Shqipërisë ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në ditën e pavarësisë ceremonitë nisën me ngritjen e flamurit në sheshin Luigj Gurakuqi. Për të vijuar më pas me ecje në këmbë dhe kuaj deri te monumenti i Isa Boletinit dhe vendosjen e kurorave me lule. 28 nëntori i Pavarësisë është një ditë reflektimi, dhe një kujtesë e përhershme për vlerat e lirisë, unitetit dhe identitetit që vijojnë të udhëheqin aspiratat e Shqipërisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Sofra e ariut” atmosferë të veçantë për festa/ Ushqime, veshje tradicionale dhe akomodim VIDEO/ Ushtronin prostitucion, arrestohen dy kineze në Shkodër Kimisti që u ngjit në skenë/ Nga laboratori, në dritat e teatrit, njihuni me historinë e Mark Hilajt