Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë…

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë…

Pikat kryesore

  • Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e marra këtë të mërkurë, më 11 mars, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
  • Sjellim, ndërmend se më herët pas mbledhjes së ditës së sotme, ministrat prezantuan nismat e qeverisë në një konferencë për mediat, duke sqaruar edhe disa nga vendimet e marra sot.
  • Përshembull ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme, është miratuar akti nënligjor i lartpërmendur që lidhet me bastet, ndërsa sqaroi se kjo fushë ka ende nevojë për punë.

Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet e marra këtë të mërkurë, më 11 mars, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Mes këtyre vendimeve, është dhe emërimi i Alsi Metushit si anëtar i ekipit përzgjedhës për “zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”. Për zbatimin e tij do të angazhohen Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, si dhe institucionet e tjera të administratës shtetërore të përfshira në procesin e buxhetimit. • Hua nga BERZH për rehabilitimin e linjës Tiranë–Durrës dhe lidhjen me aeroportin Vendimi tjetër është miratimin, në parim, i marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. • Rregulla të reja për përdorimin e brigjeve si stacione plazhi Miratimin e modelit tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorit, për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi. Në vendimin e qeverisë, thuhet se në rast se vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike nuk ka përcaktuar afat kohor për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi, atëherë “ky afat do të jetë në funksion të realizimit të projektit investues strategjik, por jo më shumë se afati i përcaktuar në pikën 2, të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, ‘Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” • Standardet teknike për platformat e basteve sportive online Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në: a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software; b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit tëligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme; c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse. Sjellim, ndërmend se më herët pas mbledhjes së ditës së sotme, ministrat prezantuan nismat e qeverisë në një konferencë për mediat, duke sqaruar edhe disa nga vendimet e marra sot. Përshembull ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme, është miratuar akti nënligjor i lartpërmendur që lidhet me bastet, ndërsa sqaroi se kjo fushë ka ende nevojë për punë. “Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online.”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje