Pikat kryesore
- Muaji Prilli shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar.
- Shqipëria mirëpriti 891,414 vizitorë të huaj, ose +8.8% më shumë krahasuar me prillin e vitit 2025, duke konfirmuar interesin në rritje për vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon.
- Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale statistikat e fundit të turizmit, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, nga Europa deri në Amerikën e Veriut.
Muaji Prilli shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar. Shqipëria mirëpriti 891,414 vizitorë të huaj, ose +8.8% më shumë krahasuar me prillin e vitit 2025, duke konfirmuar interesin në rritje për vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale statistikat e fundit të turizmit, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, nga Europa deri në Amerikën e Veriut. Sipas të dhënave të publikuara, rritjet më të larta u regjistruan nga: 🔹 +266.1% nga Lituania 🔹 +265.4% nga Danimarka 🔹 +81.1% nga Polonia 🔹 +52.5% nga Spanja 🔹 +37.3% nga Kanadaja 🔹 +28.7% nga SHBA 🔹 +25% nga Belgjika 🔹 +22.8% nga Franca 🔹 +20% nga Italia 🔹 +11.2% nga Mbretëria e Bashkuar Në postimin e tij, Rama theksoi se turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike shqiptare, ndërsa vendi po konsolidohet si një destinacion turistik në rritje në Europë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! NASA publikon audioregjistrimin e vitit 1965/ Astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar Kontrolle në tre burgje/ Në qelitë e Fierit, Vlorës dhe Peqinit gjenden sende të palejuara Anija luftarake britanike HMS Dragon niset drejt Lindjes së Mesme