Pikat kryesore
- Roma do të vendosë tarifë hyrjeje për një nga monumentet e saj më të vizituara.
- Fontana di Trevi është monumenti më i vizituar i kryeqytetit italian pas Koloseut.
- Prej 22 dhjetorit, autoritetet kanë vendosur edhe kufizime në numrin e vizitorëve, duke lejuar që në zonë të qëndrojnë njëkohësisht maksimumi 400 persona, për të shmangur mbipopullimin.
Roma do të vendosë tarifë hyrjeje për një nga monumentet e saj më të vizituara. Për banorët e Romës, hyrja do të vijojë të jetë falas. Fontana di Trevi është monumenti më i vizituar i kryeqytetit italian pas Koloseut. Prej 22 dhjetorit, autoritetet kanë vendosur edhe kufizime në numrin e vizitorëve, duke lejuar që në zonë të qëndrojnë njëkohësisht maksimumi 400 persona, për të shmangur mbipopullimin. Menaxhimi i fluksit të turistëve po bëhet nga stewardë të pajisur me jelekë blu, të cilët mbikëqyrin zonën dhe rregullojnë lëvizjen e vizitorëve. Sistemi i ri parashikon dy korridore të ndara: një për turistët dhe një për banorët vendas, të ndara me shtylla bronzi, më elegante se barrierat e deritanishme. Ky vendim ndjek shembullin e Pantheonit, i cili në korrik të vitit 2023 vendosi tarifë hyrjeje prej 5 eurosh, me përjashtim të të rinjve nga 18 deri në 25 vjeç, për të cilët hyrja është falas.