Nesër mbledhja e parë Itali-Shqipëri, zbardhen detaje nga takimi

Nesër mbledhja e parë Itali-Shqipëri, zbardhen detaje nga takimi

Pikat kryesore

  • Më tej, thuhet se në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet të enjten, ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeveritë e dy vendeve fqinje, me në krye kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Mediat taliane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit, teksa shkruajnë se “Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore”. “Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri e mbajtur në Romë do të jetë një mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke identifikuar sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, dhe duke u përqendruar në trajnimin profesional në secilin prej këtyre sektorëve të bashkëpunimit”, shkruajnë mediat në Itali. Më tej, thuhet se në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve. Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë”. Duke iu drejtuar migracionit, mediat shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”. Në fokus të takimit dypalësh, thuhet se do të jenë edhe shumë fusha të tjera, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor./tch “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/12/2025 08:28 Rusët përdorin inteligjencën artificiale për propagandë, i paraqesin ushtarë ukrainas “të lodhur e demoralizuar” 11/12/2025 08:25 Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të votojnë sot për rihapjen e Qeverisë 11/12/2025 08:21 Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Lini një Përgjigje