Nëse zgjedhjet mbahen sot? PS e PD rriten me 1 pikë. Për herë të parë ‘zhduken’ partitë e…

Nëse zgjedhjet mbahen sot? PS e PD rriten me 1 pikë. Për herë të parë ‘zhduken’ partitë e…

Pikat kryesore

  • Lajmet e mira për integrimin e Shqipërisë në BE kanë rritur PS javën e fundit në 45%.
  • Pas votimit të rezolutës, por edhe faktorizimit nga Rama, edhe PD është rritur në 21%.
  • Herë bashkëpunimi, herë polarizimi mes dy forcave më të mëdha politike sjell vetëm rënien e shpresës për një alternativë të re politike.

Lajmet e mira për integrimin e Shqipërisë në BE kanë rritur PS javën e fundit në 45%. Pas votimit të rezolutës, por edhe faktorizimit nga Rama, edhe PD është rritur në 21%. Herë bashkëpunimi, herë polarizimi mes dy forcave më të mëdha politike sjell vetëm rënien e shpresës për një alternativë të re politike. Megjithatë, mbështetja mbetet ende në kuota të larta, pasi sërish një e treta e votuesve shqiptarë nuk u besojnë më as PD-së dhe as PS-së. Por për herë të parë, në sondazhin javor “Zëri i Shqiptarëve” të nuk figurojnë më partitë e vogla aktuale, që linden një vit me parë, por sot duket se ekzistojnë vetëm në rrjetet e tyre sociale. KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8% Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksidenti tragjik në Durrës/ A duhet ashpërsuar ligji? Ja opinioni i shqiptarëve Paraburgimi, jo më masë e parë/ Sondazhi: 82 përqind janë dakord me vendimin e Gjykatës së Lartë U përjashtua nga gara në PD/ Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: 69.2 përqind janë dakord me Meremen dhe padinë e saj

Lini një Përgjigje