Pikat kryesore
- Një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
- I arrestuari ishte dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
- 36-vjeçari gjithashtu ishte në kërkim edhe nga Policia e Durrësit për veprën penale “Vjedhja”, informoi sot policia.
Një 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. I arrestuari ishte dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Kumanovës për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. 36-vjeçari gjithashtu ishte në kërkim edhe nga Policia e Durrësit për veprën penale “Vjedhja”, informoi sot policia. Vijon puna për ekstradimin e tij. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet më tej në njoftim. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/18/2025 09:39 “PDK më shumë se një parti”, Musliu uron Hamzën: Ecim përpara me vlera 11/18/2025 09:28 Doganat dhe Policia ndalojnë automjet kontrabande në Leposaviq, sekuestrohen 600 kg djathë dhe mallra të tjera 11/18/2025 09:23 Anulohet mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës, drejtoria e Arsimit jep detaje