Pikat kryesore
- Ftohtë, shi dhe borë, kështu janë kushtet e motit këtë fundjavë, të paktën edhe për 24 orët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve.
- “Në Europën Qendrore prej disa ditësh ka zbritur masa e ftohtë nga veriu i Europës, duke sjellë dëborë në pjesën më të madhe dhe është futur në pjesën e Ballkanit.
- Megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, ka një rënie të intensitetit të reshjeve.
Ftohtë, shi dhe borë, kështu janë kushtet e motit këtë fundjavë, të paktën edhe për 24 orët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve. “Në Europën Qendrore prej disa ditësh ka zbritur masa e ftohtë nga veriu i Europës, duke sjellë dëborë në pjesën më të madhe dhe është futur në pjesën e Ballkanit. Megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, ka një rënie të intensitetit të reshjeve. Reshjet do jenë prezente, por të pakta, në pjesën lindore të Shqipërisë. Në zona malore do ketë reshje në formën e dëborës. Parashikohet që reshjet të vijojnë dhe të shtunën”, shprehet meteorologia, Lajda Porja. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar edhe vlera negative. Sipas meteorologëve, temperaturat e ulëta kanë sjellë borë në zonat malore, të cilat do të vijojnë edhe të shtunën. “Gjatë gjithë këtyre ditëve temperaturat kanë qenë relativisht të ulëta dhe mëngjeset e ftohta. Temperaturat do jenë 0 deri në -2 gradë të shtunën. E diela sjell përmirësim të situatës, largim total të reshjeve” , tha Lajda Porja nga Meteoalb. Stuhitë e erës në zonat detare, sipas parashikimeve, do të vijnë drejt përmirësimit.