Pikat kryesore
- Mohamed Salah dhe skuadra e tij egjiptiane u afruan shumë me triumfin, por kur menduan se kishin prekur qiellin, “Zotat” në këtë rast ata të futbollit, Lionel Messi dhe Argjentina i kthyen me këmbë në tokë.
- Në emisionin “Futbol jo Soccer” në ABC News, arbitri Uvil Zajmi tha se Argjentina ka probleme.
- Ndërsa trajneri Ledio Pano deklaroi se Argjentina e ka të vështirë pa Messin në formë.
Mohamed Salah dhe skuadra e tij egjiptiane u afruan shumë me triumfin, por kur menduan se kishin prekur qiellin, “Zotat” në këtë rast ata të futbollit, Lionel Messi dhe Argjentina i kthyen me këmbë në tokë. Në emisionin “Futbol jo Soccer” në ABC News, arbitri Uvil Zajmi tha se Argjentina ka probleme. Ndërsa trajneri Ledio Pano deklaroi se Argjentina e ka të vështirë pa Messin në formë. Uvil Zajmi: Minuta 79 ka pasur dy situata, e para e konsideruan ndeshjen e fituar. E dyta, e konsideruan të eleminuar. Rastësia e solli. Nuk është ajo Argjentinë. Në dy ndeshje pëson 4 gola, tregon se ka probleme. Trajneri tha, ishte rastësia, jo merita ime që ndërrova lojtarët. Ledio Pano: Zvicra e ka plotësuar objektivin, luan me historinë. Ka përballë një ekip argjentinas, që ka probleme. Për mua, Zvicra do e ketë më të lehtë me Argjentinën, sesa me Kolumbinë. Zvirca ëhtë njësoj si Egjipti. Egjipti i ishte i kualifikuar deri në minutën e 80. Po nuk doli në pah Mesi, kjo Argjentinë është e mbaruar. Egjipti e kishte mendjen te padrejtësitë e gjyqtarit, për mua ishte çdo gjë e rregullt. Ata u morën më tepër me arbitrin, e harruan që po fitonin 2-0, harruan edhe Messin. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Francë-Markok, në “dorë” të Argjentinës/ Pesë “patriotë” të Messi në çerekfinalen e parë të “Botërorit” Egjipti akuzon: Botëror i manipuluar/ Pas humbjes me Argjentinën, “Faraonët” ndihen të “vjedhur” Një shqiptar pranë “Olimpit”/ Granit Xhaka dhe Zvicra arrijnë çerekfinalet e Botërorit