Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit…

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit…

Pikat kryesore

  • Mësohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti.
  • Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant.

Ndryshime në Gardën e Republikës. Mësohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti. Në vend të tij është emëruar drejtues i parë Agim Hila. Po ashtu është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa vendi mbetet vakant. Ndërkohë, pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, Garda po planifikon ndryshimin e ligjit për ndryshimin e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe rikthimin e moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: kryekomisari 57 vjeç, Drejtuesi 59 vjeç dhe Drejtuesi i Parë 61 vjeç. Këto sugjerime po bëhen nga grupet e punës.

Lini një Përgjigje