Pikat kryesore
- Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u miratua lëvizja e zv.ministrave.
- Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
- Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ndryshime në disa ministri. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u miratua lëvizja e zv.ministrave. – Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. – Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. – Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. – Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. – Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. – Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Plagosi bashkëmoshatarin/ Durrës, 14-vjeçari: Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për ta trembur Pezullimi i Ballukut/ Nura: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat Këshilli i Ministrave miraton bonusin e fundvitit për pensionistët