Pikat kryesore
- SPAK ka kthyer përgjigje, në lidhje me interesimin e gazetarëve, nëse ndonjë anëtar i KLP-së ndodhet nën hetim.
- SPAK deklaron se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është nën hetim.
- Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se: 1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.
SPAK ka kthyer përgjigje, në lidhje me interesimin e gazetarëve, nëse ndonjë anëtar i KLP-së ndodhet nën hetim. SPAK deklaron se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është nën hetim. “SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore”, thuhet më tej në njoftim. Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se: 1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme. 2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore. Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.