Ndërtim pa leje në bregdetin e Ksamilit, 4 të arrestuar, kërkohet organizatori

Ndërtim pa leje në bregdetin e Ksamilit, 4 të arrestuar, kërkohet organizatori Policia ka vënë në pranga katër shtetas që po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si i dyshuar për organizimin e punimeve të paligjshme.

Në kuadër të operacionit për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ushtruan kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative.

Më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, u konstatua ndërtimi i dy objekteve të papërfunduara, me konstruksion blloqe betoni, në tokë publike dhe pa leje nga organet kompetente.

Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.

A., 19 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A.

P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar të arrestuarit për ndërtimin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Shkaktoi aksidentin me dy viktima, burg italianes Bënë namin me vjedhje nëpër Sarandë, arrestohen katër turistët francezë Tirana, Elbasani dhe Korça me ajrin më të ndotur në Shqipëri “Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqytet Ndërtim pa leje në bregdetin e Ksamilit, 4 të arrestuar, kërkohet organizatori 30-vjeçari rrihet në mes të Tiranës/ Përfundon të spital, autorët ende të paidentifikuar

Lini një Përgjigje