Pikat kryesore
- Është ndarë nga jetë në moshën 52 vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli.
- Nga sa mësohet Ipeshkvi Kulli ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të shtune.
- Simon Kulli lindi 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës.
Është ndarë nga jetë në moshën 52 vjeçare Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli. Nga sa mësohet Ipeshkvi Kulli ka pësuar arrest kardiak mëngjesin e kësaj të shtune. Simon Kulli lindi 14.02.1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës. Fshat ky, 20 km nga Shkodra. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në fshatin Pistull. Me 2 shkurt 1992 hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dhe kryen dy vite parapergatitje për fillimin e studimeve filozofike e Teologjike. Në vitin 1994 fillon studimet e Filozofisë; pas dy viteve, në vitin 1996 fillon studimet e Teologjisë, ndërsa me 14 shtator të vitit 1999 shugurohet diakon në Katedralen e Shkodrës, Gjatë periudhës së diakonatit, nga shtatori deri në Janar të vitit 1999 shërbeu në Katedrale të Shkodrës me famullitarin Dom Lucjan Avgustini, dhe nga janari i vitit 2000 deri në qershor shërbeu në Dajç të Zadrimës me dom Injac Dema Vikari Gjeneral i Dioqezes. Dhe me 29 qershor të vitit Jubilar 2000, shugurohet meshtar po në Katedralen e Shkodrës së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë nga Imzot Angelo Massafra. Këta janë shugurimet e para meshtarake që u shuguruan pas 46 viteve të regjimit komunist në Shqipëri. Pas shugurimit meshtarak, menjëherë u emërua në Dajç të Zadrimës dhe shërbeu si ndihmës famullitar pranë Mons. Injac Demës, e njëkohësisht ishte dhe Sekretar i Ipeshkëvit të Dioqezës së Sapës, në atë kohë, Imzot Dodë Gjergjit. Në vitin 2002, dom Simoni emërohet Kancelar Dioqezan i Sapës. Nga viti 2001 deri në vitin 2012 kreu detyrën e Drejtorit të Caritasit Dioqezan të Sapës. Po nga viti 2010 deri më 25 maj ushtroi deyrën e Delegatit të Caritasit Dioqezan, si edhe detyrën e Vikarit Gjeneral dhe Ekonomit të Dioqezës së Sapës. Me kalimin në amshim të ipeshkëvit, Imzot Lucjan Avustini, me 25 maj 2016, Dom Simon Kulli zgjidhet nga Këshilli i Konsultorëve “Administrator Dioqezan i Dioqezës së Sapës” . Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Xhiruan gomat në bulevard duke shkaktuar frikë te qytetarët, procedohen 2 të rinjtë në Durrës Vlora përkujton Ditën e Çlirimit/ Homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët Zjarri përfshiu lokalin në Ksamil gjatë natës, digjet plotësisht