Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut ()

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut ()

Pikat kryesore

  • “Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek.
  • Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri.
  • Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka sjellë për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto. “Një rast i jashtëzakonshëm ky që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit Europian në shek. XV. Një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re”, komenton ministri. Sipas tij, ekzemplari i certifikuar dhe i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma do të jetë nga sot pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti”, në Krujë.

Lini një Përgjigje