Pikat kryesore
- Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me krizën aktuale politike në vend dhe mandatarin e propozuar nga VV’ja për kryeministër, Glauk Konjufcën.
- Ai për GazetaBlic ka deklaruar se nga kjo krizë Kosovën mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futur në tëm, pra partia që doli e para në zgjedhje.
- Mustafa ka kritikuar partitë e tjera për deklaratat e tyre se nuk do të votojnë një qeveri të Vetëvendosjes, si dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka ndjekur interesat personale duke iu bashkuar VV-së.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me krizën aktuale politike në vend dhe mandatarin e propozuar nga VV’ja për kryeministër, Glauk Konjufcën. Ai për GazetaBlic ka deklaruar se nga kjo krizë Kosovën mund ta nxjerrin vetëm ata që e kanë futur në tëm, pra partia që doli e para në zgjedhje. Mustafa ka kritikuar partitë e tjera për deklaratat e tyre se nuk do të votojnë një qeveri të Vetëvendosjes, si dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se ka ndjekur interesat personale duke iu bashkuar VV-së. Sipas tij, kjo qasje nuk i ka sjellë të mira vendit, por e ka çuar Kosovën në izolim dhe nën sanksione nga BE-ja e SHBA-të, duke shtuar se vendi po përjeton emigrimin më të madh dhe zvogëlim të popullsisë. “Po lexoj deklaratat e partive tjera se deputetët e tyre nuk votojnë një qeveri të VV-së. Por tani shihet qartë se ata që kanë ndjekur interesat e veta , si Vjosa Osmani, dhe i janë bashkëngjitur VV-së nuk i kanë bërë mirë këtij vendi dhe as jetës politike. Vetes i siguruan pozita të larta por e sollën vendin në izolim dhe nën sanksione të BE-së dhe SHBA-ve. Kosova përjetoi emigrimin më të madh dhe zvogëlimin e popullsisë”, shtoi ai. Mustafa theksoi se rruga për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e reja dhe “këndellja e qytetarëve dhe partive politike” për interesat shtetërore të Kosovës. Ai kërkoi që partitë të paraqesin oferta të qarta e të guximshme për përballimin e sfidave, duke shtuar se “nuk mjaftojnë vetlavdërimet dhe kompleksi që ua ka mbjellë Kurti se janë më të mirët dhe më të bashkuarit”. “Fillim i daljes nga kjo krizë mendoj se janë zgjedhjet e reja dhe këndellja e qytetarëve dhe e të gjitha subjekteve politike për interesat jetike shtetërore të Kosovës. Aspak nuk mjaftojnë vetlavdërimet se ne jemi më të mirët, më të bashkuarit dhe se s’jemi si ata para nesh- kompleks ky që ua ka mbjellë Kurti”, tha Mustafa për GazetaBlic. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/05/2025 11:43 Moszbardhja e rastit të Astrit Deharit, Kurti: S’mund të bëhem prokuror e gjykatës, drejtësia është shtyllë e ndarë pushteti 11/05/2025 11:41 Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme 11/05/2025 11:39 “Po mbahet peng një pjesë e historisë sonë”, thotë Çitaku për ish-krerët e UÇK-së në Hagë