Pikat kryesore
- Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, është shtyrë për shkak të mungesës së ministrit.
- Sveçla, i cili akuzohet bashkë me ta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, ka njoftuar Gjykatën përmes një emaili zyrtar lidhur me arsyet e mungesës së tij.
- Gjyqtari Sabit Sadikaj ka bërë të ditur se pas marrjes së këtij njoftimi, seanca nuk do të zhvillohet dhe është shtyrë për një datë tjetër.
Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba e Fitore Pacolli-Dalipi, është shtyrë për shkak të mungesës së ministrit. Sveçla, i cili akuzohet bashkë me ta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, ka njoftuar Gjykatën përmes një emaili zyrtar lidhur me arsyet e mungesës së tij. Gjyqtari Sabit Sadikaj ka bërë të ditur se pas marrjes së këtij njoftimi, seanca nuk do të zhvillohet dhe është shtyrë për një datë tjetër. Sadikaj paralajmëroi se në rast se ndonjëra nga palët mungon në seancat e ardhshme pa arsye, ndaj tyre do të lëshohet urdhërarrest dhe do të caktohet masa e paraburgimit. Në sallën e gjyqit sot ishin të pranishëm deputetët Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, si dhe ish-deputetja Drita Millaku, të cilët po gjykohen për veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Kujtojmë se për këtë seancë ishte lëshuar urdhëresë më herët nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sjelljen me detyrim të Sveçlës, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, pasi ata kishin munguar pa arsye në seancën e 16 shtatorit. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 10:38 Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese 10/31/2025 10:32 Qeveria miraton propozimin për rritje të pagës minimale në sektorin privat – 425 euro nga janari, 500 nga korriku 10/31/2025 10:24 Mungon sërish Sveçla, shtyhet seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend