Pikat kryesore
- Pas ditëve me diell e temperaturave të acarta në ndërrimin e viteve vendi është pushtuar nga reshjet.
- Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat kanë pësuar rritje.
Pas ditëve me diell e temperaturave të acarta në ndërrimin e viteve vendi është pushtuar nga reshjet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat kanë pësuar rritje. Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren përgjatë gjithë natës, për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve dhe për shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat në akset rrugore ku ka pasur nevojë. Në qarkun Shkodër Borepastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.Ndërsa në Malësi të Madhe 3 Borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin. Pavarësisht vështirësive qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare .Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes , të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Situata nga moti i keq në veri/ Bllokohet një aks rrugor në Shkodër, probleme të izoluara në disa bashki Shqipëria turistike, Rama ndan pamjet: Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte për të pritur ‘me temena’ vizitorët Bombardohet Venezuela, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është kapur dhe nxjerrë jashtë vendit