Pikat kryesore
- Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit të Sarandës, si masë sigurie është ndaluar gjithashtu edhe dalja në det e anijeve të peshkimit.
- Ndërkohë, era fryn me shpejtësi rreth 12 m/s në drejtimin veri–perëndim, duke e bërë të pamundur lundrimin e sigurt në zonë.
- Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve dhe qytetarëve të respektojnë udhëzimet dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën e motit.
Moti i keq në Sarandë, pezullohet lundrimi drejt Korfuzit. Ndalohet edhe dalja në det i anijeve të peshkimit Për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgëzim deri në 6 ballë, ditën e sotme nuk do të funksionojë linja e tragetit Korfuz–Sarandë dhe anasjelltas Sarandë–Korfuz. Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë së Portit të Sarandës, si masë sigurie është ndaluar gjithashtu edhe dalja në det e anijeve të peshkimit. Ndërkohë, era fryn me shpejtësi rreth 12 m/s në drejtimin veri–perëndim, duke e bërë të pamundur lundrimin e sigurt në zonë. Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve dhe qytetarëve të respektojnë udhëzimet dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme mbi situatën e motit. loading…