Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Pikat kryesore

  • Mëngjesi i kësaj të mërkure (4 shkurt) i gjeti varkat e lundrimit dhe ato të peshkimit të ankoruara në spirancë.
  • Dalja e tyre në det është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të dallgëzimit, i paralajmëruar një ditë më parë nga meteorologët.
  • Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkatoret dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Mëngjesi i kësaj të mërkure (4 shkurt) i gjeti varkat e lundrimit dhe ato të peshkimit të ankoruara në spirancë. Dalja e tyre në det është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të dallgëzimit, i paralajmëruar një ditë më parë nga meteorologët. Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, që përfshijnë erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, Autoriteti Portual i Sarandës ka ndërprerë për ditën e sotme dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese. Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkatoret dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Burime nga Kapiteneria e Portit të Sarandës bëjnë me dije se ky ndalim është në fuqi për datën 4 shkurt 2026, nga ora 01:00 e mesnatës dhe do të vijojë deri në orën 04:00 të ditës së nesërme. Nga ky ndalim përjashtohen tragetet e linjës Sarandë–Korfuz dhe anasjelltas, të cilat, edhe në këto kushte, kanë vijuar ofrimin e shërbimit për pasagjerët në kushte normaliteti të plotë.

Lini një Përgjigje