Pikat kryesore
- Ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
- Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra do ketë stuhi dëbore.
Ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites vonë të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra do ketë stuhi dëbore. Pas orëve të pasdites vonë parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të territorit.