Mot kryesisht me diell do të mbizotërojë në vend ditën e shtunë.
Kalojnë kohë pas kohe vranësira, kryesisht shtresore të larta.
Fryn erë mesatare veriore e verilindore 4-9m/s.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 15C, derisa ato maksimale arrijnë vlera prej 28C e 31C.
Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë mbetet përgjatë ditës së diel.
Orëve të mëngjesit luginave të lumenjve, shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.
Mot relativisht stabil po parashihet edhe ditëve të para të javës vijuese.
Kalojnë herë pas here vranësira, derisa përreth zonave malore nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites.