Pikat kryesore
- Investimet e huaja direkte mbeten një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
- Ajo synon të shprehë shqetësimin e një pjese të qytetarëve për mënyrën se si menaxhohen pasuritë publike, territoret me vlerë natyrore dhe projektet e mëdha të investimeve.
- Slogan me ngarkesë të fortë emocionale Historikisht, shprehje të tilla si “vendi nuk shitet”, “tokat nuk falen” apo “pasuritë kombëtare nuk jepen” kanë pasur një ndikim të madh emocional në opinionin tonë publik.
Investimet e huaja direkte mbeten një nga faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Parulla “Shqipëria(atdheu) nuk është për shitje” ka qenë një nga sloganet më të spikatura të protestave të zhvilluara gjatë periudhës 31 maj–08 qershor 2026 në Tiranë, Vlorë, Korçë, Londër, Bruksel, Milano, Vjenë, Nju-Jork, Toronto, etj. Ajo synon të shprehë shqetësimin e një pjese të qytetarëve për mënyrën se si menaxhohen pasuritë publike, territoret me vlerë natyrore dhe projektet e mëdha të investimeve. Megjithatë, kjo parullë, e amplifikuar nga një media ndërkombëtare, e interesuar vetëm të portretizojë pjestarët e familjes së Presidentit amerikan Trump(vajzën dhe dhëndrin) si akaparues të pasurive natyrore të një vendi të vogël e të varfër si Shqipëria, po nxit një debat dhe rrezik të gjerë për interesat tona ekonomike si shtet dhe qytetarë: a po shndërrohet epopeja e “mos-shitjes së vendit” në një qëndrim refuzues ndaj investimeve të huaja në përgjithësi? Slogan me ngarkesë të fortë emocionale Historikisht, shprehje të tilla si “vendi nuk shitet”, “tokat nuk falen” apo “pasuritë kombëtare nuk jepen” kanë pasur një ndikim të madh emocional në opinionin tonë publik. Ato lidhen me ndjenjën e sovranitetit, identitetit kombëtar dhe mbrojtjes së interesit publik. Por në debatet moderne ekonomike, çështja nuk është zakonisht shitja e vendit në kuptimin literal të fjalës. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për investime, koncesione, qira afatgjata, partneritete publike-private ose projekte zhvillimore që operojnë brenda një kuadri ligjor të caktuar. Slogani “vendi nuk shitet” krijon konfuzion, duke barazuar investimin me “shitjen e vendit” dhe investitorin me “blerësin e vendit”. Shumë vende që sot konsiderohen histori suksesi ekonomik, e kanë ndërtuar zhvillimin e tyre mbi tërheqjen e kapitalit të huaj. Irlanda, Polonia, Kroacia, Portugalia dhe vendet baltike kanë përfituar miliarda euro investime që kanë krijuar vende pune, infrastrukturë dhe rritje ekonomike.