Mos harroni çadrat! Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mos harroni çadrat! Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Pikat kryesore

  • Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
  • Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.
  • Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.

Lini një Përgjigje