Pikat kryesore
- Policia ka zbuluar një rast të rrëmbimit të një 32-vjeçari nga tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një i tretë u në kërkim.
- Në kuadër të operacionit të koduar “Hijet”, në pranga u vunë Hysen Neza 33-vjeç dhe Kevin Neza, 25-vjeç, ndërsa i në kërkim 28-vjeçari me iniciale J.N.
- Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizave përkatëse.
Policia ka zbuluar një rast të rrëmbimit të një 32-vjeçari nga tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një i tretë u në kërkim. Në kuadër të operacionit të koduar “Hijet”, në pranga u vunë Hysen Neza 33-vjeç dhe Kevin Neza, 25-vjeç, ndërsa i në kërkim 28-vjeçari me iniciale J.N. 32-vjeçari në kallëzimin e tij ka deklaruar se më 31 mars 2026 është marrë me forcë nga tre shtetas, të cilët e kanë mbajtur për disa orë në një ambient privat në zonën e Xhafzotajt, ku është kanosur dhe dhunuar fizikisht, me qëllim përfitimin e një shume parash. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 5 automjete, 5 telefona celularë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizave përkatëse. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”. Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”. Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç; -u në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare. Vijon puna për kapjen e shtetasit të në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.