Momenti epik: Kristi rihyn në BBVA nga muri, si reaguan banorët

Momenti epik: Kristi rihyn në BBVA nga muri, si reaguan banorët

Pikat kryesore

  • Sfida e mosreagimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka vijuar me të tjera surpriza për konkurrentët.
  • Pas largimit të ish-banorit Seno, radhën për të testuar durimin e pjesëmarrësve e ka pasur Kristi Lamaj, i cili ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për t’u rikthyer përkohësisht në ambientet e shtëpisë.
  • Ndryshe nga hyrjet tradicionale përmes derës kryesore, Kristi është shfaqur duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë.

Sfida e mosreagimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka vijuar me të tjera surpriza për konkurrentët. Pas largimit të ish-banorit Seno, radhën për të testuar durimin e pjesëmarrësve e ka pasur Kristi Lamaj, i cili ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për t’u rikthyer përkohësisht në ambientet e shtëpisë. Ndryshe nga hyrjet tradicionale përmes derës kryesore, Kristi është shfaqur duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë. Ky veprim është realizuar me nota humori nga ana e produksionit, duke risjellë në vëmendje pikërisht formën se si ish-banori vendosi të ndërpriste rrugëtimin e tij dhe të largohej nga gara pak kohë më parë. Pavarësisht situatës komike dhe të papritur që u krijua para syve të tyre, banorët aktualë kanë arritur të ruajnë qetësinë. Të detyruar nga rregullat e provës së vendosur nga Vëllai i Madh për të përfituar çmimet përkatëse, ata nuk kanë bërë asnjë reagim gjatë qëndrimit të Kristit pranë tyre, duke e kaluar me sukses edhe këtë fazë të lojës. Kujtojmë se largimi i Kristit duke kapërcyer murin e shtëpisë ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni televiziv, ndërsa sfida e mosreagimit mbetet aktive dhe pritet të sjellë të tjera përballje të tilla deri në spektaklin e së shtunës.

Lini një Përgjigje