Mjeti lundrues u bllokua nga moti i keq/ Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 5 anëtarë të…

Mjeti lundrues u bllokua nga moti i keq/ Rrezikuan mbytjen në det, shpëtohen 5 anëtarë të…

Pikat kryesore

  • Një familje me pesë anëtarë, mes tyre tre fëmijë, është shpëtuar nga Policia Kufitare në Himarë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës për shkak të motit të keq.
  • Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshmes, rreth orës 22:30, kur shërbimet u njoftuan se një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës kishte mbetur në vështirësi dhe personat në bord kërkonin ndihmë.
  • Menjëherë u angazhuan efektivët e Policisë Kufitare, të cilët me mjetin e tyre lundrues nisën kërkimet në det.

Një familje me pesë anëtarë, mes tyre tre fëmijë, është shpëtuar nga Policia Kufitare në Himarë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt gjatë natës për shkak të motit të keq. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së djeshmes, rreth orës 22:30, kur shërbimet u njoftuan se një mjet lundrues në afërsi të plazhit të Jalës kishte mbetur në vështirësi dhe personat në bord kërkonin ndihmë. Menjëherë u angazhuan efektivët e Policisë Kufitare, të cilët me mjetin e tyre lundrues nisën kërkimet në det. Pas lokalizimit të mjetit, ata bënë të mundur shpëtimin e pesë personave, një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët e tyre. Familja u transportua në Pikën e Kalimit Kufitar Himarë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa falënderoi punonjësit e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lamallari: Qeveria miraton paketën e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit Egnatia sërish në Champions/ Skuadra shqiptare luan sonte ndeshjen e parë të turit të dytë Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

Lini një Përgjigje