Mjeku juaj”, prezantohet ChatGPT Health, shërbimi më i fundit i inteligjencës artificiale

Mjeku juaj”, prezantohet ChatGPT Health, shërbimi më i fundit i inteligjencës artificiale

Pikat kryesore

  • “ChatGPT Health” është shërbimi më i fundit i OpenAI, por jo çdokush mund të ketë akses.
  • Të interesuarit duhet të aplikojnë në listën e pritjes dhe përfshihen të gjithë përdoruesit ChatGPT Free, Go, Plus dhe Pro.
  • Në një prezantim zyrtar të “ChatGPT Health”, sqarohet se ky shërbim është si një asistent personal për shëndetin, e jo të bëhet zëvendësimi i mjekëve.

“Mjeku juaj”, prezantohet ChatGPT Health, shërbimi më i fundit i inteligjencës artificiale Nëse deri më sot keni pyetur ChatGPT se cilin medikament duhet të perdorni për shqetësimet tuaja shqetësore, duket se shërbimi i inteligjencës artificiale “ju ka dëgjuar”, ndaj dhe po prezanton “kujdesin shëndetësor”. “ChatGPT Health” është shërbimi më i fundit i OpenAI, por jo çdokush mund të ketë akses. Të interesuarit duhet të aplikojnë në listën e pritjes dhe përfshihen të gjithë përdoruesit ChatGPT Free, Go, Plus dhe Pro. Në një prezantim zyrtar të “ChatGPT Health”, sqarohet se ky shërbim është si një asistent personal për shëndetin, e jo të bëhet zëvendësimi i mjekëve. Me “ChatGPT Health” mund të bëni pyetje për shëndetin dhe mirëqënien, të lidhni kartelat mjekësore dhe aplikacionet e shëndetit siç janë Apple Health, MyFitnessPal, Function. E gjitha kjo bëhet që përdoruesit të marrin përgjigje më të personalizuara për shqetësimet shëndetësore.

Lini një Përgjigje