Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë, 11 prill, godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Lushnjës.
- Po ashtu, inspektoi dhe qendrën e kontrollit fizik të automjeteve.
- Drejtoria Rajonale nuk i shërben vetëm Lushnjës, por edhe e Divjakës.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të shtunë, 11 prill, godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Lushnjës. Rama inspektoi nga afër qendrën e kontrollit teknik. Po ashtu, inspektoi dhe qendrën e kontrollit fizik të automjeteve. Drejtoria Rajonale nuk i shërben vetëm Lushnjës, por edhe e Divjakës. Rreth 34 mijë pronarë makinash inspektojnë mjetet e tyre në këtë qendër ose 35 përqind e automjeteve, që janë regjistruar në të gjithë qarkun e Fierit. Aperaturat me të cilën punohet është sipas standardeve bashkëkohore. Kjo DPSHTRR ofron edhe parkim për automjetet, duke lehtësuar radhën e makinave, që kërkojnë shërbime. Në total ofrohen 54 shërbime të reja. Realizohet edhe regjistrimi i makinave, prodhimi i targave etj. Në aspektin e digjitalizimit, taksa vjetore të mjeteve paguhen online nga qytetarët përmes platformës E-Albania. Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se rreth 34 mijë qytetarë nga Lushnja dhe Divjaka do të marrin shërbime cilësore në këtë Drejtori Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.