Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur,…

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur,…

Pikat kryesore

  • Ai theksoi se amnistia është një akt human dhe pjesë e një politike të re penale, që synon t’u japë një mundësi të dytë qytetarëve dhe lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian.
  • Sipas ministrit, do të ndërmerret edhe një reformë urgjente e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa paraburgimi i tejzgjatur nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme.
  • “Në përfundim të vitit të shkuar, qeveria shfaqi vullnetin për të kryer amnistinë, së bashku me institucione si Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme, ku morëm dakordësinë e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha në Balkan Update se qeveria ka miratuar dhe depozituar në Kuvend projektligjin për amnisti, në bashkëpunim dhe me dakordësinë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme. Ai theksoi se amnistia është një akt human dhe pjesë e një politike të re penale, që synon t’u japë një mundësi të dytë qytetarëve dhe lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian. Sipas ministrit, do të ndërmerret edhe një reformë urgjente e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa paraburgimi i tejzgjatur nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme. “Në përfundim të vitit të shkuar, qeveria shfaqi vullnetin për të kryer amnistinë, së bashku me institucione si Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme, ku morëm dakordësinë e tyre. U miratua sot ky akt, duke bërë edhe depozitimin në Kuvend. Është e rëndësishme të kemi sa më parë shqyrtimin në procedurën parlamentare për këtë dokument të rëndësishëm, duke marrë parasysh kategorinë e personave që përfitojnë, për disa që kanë kryer shumicën e burgimit dhe për të tjerë të vijojë procedimi penal për vepra të vogla. Ishte e nevojshme, përveçse një akt human, ku të kemi një amnisti që tregon një qasje të re penale për të dhënë një mundësi të dytë për qytetarët, një politikë e re penale që lidhet me frymën për të ecur në integrimin europian, që ecën paralelisht me reformimin e sistemit të drejtësisë. Do të ketë një reformë urgjente të Kodit të Procedurës Penale për ta përafruar me BE-në. Ne kemi pasur një konferencë të nivelit të lartë me magjistratë të nderuar, ku u theksua me shqetësim se situata në Shqipëri meriton një vëmendje të shtuar për të garantuar më shumë mbrojtje dhe qartësi. Paraburgimi i tejzgjatur dhe i tepruar nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme”.

Lini një Përgjigje