Pikat kryesore
- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara, ku u konfirmua se takimi i ardhshëm i aleancës do të mbahet në Tiranë.
- Nufi, e cilëson vendimin për zhvillimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një përgjegjësi të madhe dhe një vlerësim për Shqipërinë.
- Ai thekson forcimin e unitetit të aleancës dhe angazhimin e vendit për përmbushjen e objektivave të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara, ku u konfirmua se takimi i ardhshëm i aleancës do të mbahet në Tiranë. Në një intervistë të shkurtër për emisionin “World News”, në Klan News, ministri foli për rëndësinë e këtij organizimi për vendin, si dhe për sfidat që sjell rritja e shpenzimeve të mbrojtjes sipas objektivave të reja të aleancës. Nufi, e cilëson vendimin për zhvillimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një përgjegjësi të madhe dhe një vlerësim për Shqipërinë. Ai thekson forcimin e unitetit të aleancës dhe angazhimin e vendit për përmbushjen e objektivave të NATO-s. “Është përgjegjësi e jashtëzakonshme, është kënaqësi e jashtëzakonshme. Sot u zhvillua një samit tejet i rëndësishëm në Ankara. Fryma dhe uniteti i aleancës është më i madh se kurrë. Vendimmarrjet që lidhen jo vetëm me shpenzimet ushtarake, jo vetëm me angazhimin ushtarak të aleancës, por edhe me qëndrimet politike të aleancës janë shumë të forta. Fakti që Samiti i ardhshëm u konfirmua se do të zhvillohet në Tiranë, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, por patjetër është edhe një vlerësim për stabilitetin e qeverisë në Tiranë, një vlerësim për punën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e të gjitha objektivave që lidhen me anëtarësimin tonë në NATO”, u shpreh ai.