Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

Pikat kryesore

  • Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli.
  • Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe.
  • Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli. Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe. Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit. Ministri nënvizon se Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe. Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite. #Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm. Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional. Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

Lini një Përgjigje