Pikat kryesore
- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në 27 shkurt disa vendime të rëndësishme.
- Kështu, janë miratuar shtesat në pagë për punonjësit në shkollat dhe universitetet e vendit.
- Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në 27 shkurt disa vendime të rëndësishme. Kështu, janë miratuar shtesat në pagë për punonjësit në shkollat dhe universitetet e vendit. Gjithashtu, u miratuan dhe shtesat mbi pagat e ushtarakëve në Republikën e Shqipërisë. Shtesat në pagë për këto dy kategori kanë efekt nga fillimi i këtij viti, 2026. Gjithashtu , Skerdi Tushi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Është liruar kësisoj nga detyra Insidor Rexhepi, që mbante postin e drejtorit në këtë institucion. “Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në njoftim. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026. – Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. – Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”. -Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar. -Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore. -Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit. – Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit . – Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.