Mimoza Ahmeti tregon historinë e njohjes me partnerin: Nuk ndahem dot…

Mimoza Ahmeti tregon historinë e njohjes me partnerin: Nuk ndahem dot…

Pikat kryesore

  • Mimoza Ahmeti, e cila tashmë është pjesë e “Ferma VIP”, ka ndarë me publikun dhe banorët një histori mjaft të ndjerë dhe të veçantë nga jeta e saj personale.
  • Gjatë një bisede të sinqertë me Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, i cili është disa vite më i ri se ajo.
  • Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin.

Mimoza Ahmeti, e cila tashmë është pjesë e “Ferma VIP”, ka ndarë me publikun dhe banorët një histori mjaft të ndjerë dhe të veçantë nga jeta e saj personale. Gjatë një bisede të sinqertë me Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, i cili është disa vite më i ri se ajo. “Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Gjatë bisedës, ajo ndau edhe momentin kur u njohën. Mimoza tregoi se djali ishte një ndjekës i saj në Facebook dhe i shkruante prej vitesh. “Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’.

Lini një Përgjigje