Pikat kryesore
- Në reagimin e tij, ai ngriti kontrastin mes shifrave marramendëse që dëgjohen në incizim dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve.
Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër pas publikimit të një audio-incizimi tronditës ku, sipas tij, kryetari në largim dëgjohet duke bërë pazare me tokat e komunës sikur të ishin pronë personale. Në reagimin e tij, ai ngriti kontrastin mes shifrave marramendëse që dëgjohen në incizim dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve. Hajdari tha se kjo është fyerje për çdo familje të komunës.