Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan Rasti i Hristijan Mickoski ilustron

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan Rasti i Hristijan Mickoski ilustron

Rasti i Hristijan Mickoski ilustron një model kompleks të qeverisjes në tranzicionet ballkanike, ku retorika nacionaliste dhe diplomacia e kamufluar nuk shërbejnë vetëm për të fituar dhe konsoliduar pushtetin, por edhe për të menaxhuar mënyrën e largimit të tij. Megjithatë, kostoja e kësaj strategjie mbetet e lartë: ajo rrezikon të prodhojë një shtet më të polarizuar, institucione më të brishta dhe një proces eurointegrues të komprometuar Në kontekstin e transformimeve të thella politike në Ballkanin Perëndimor, ardhja dhe ushtrimi i pushtetit nga Hristijan Mickoski duhet të interpretohet përtej një momenti të zakonshëm elektoral, si manifestim i një konfigurimi më të gjerë strukturor që karakterizon tranzicionet e brishta rajonale. Në këtë kuadër, modeli i tij i qeverisjes artikulon një ndërthurje të qëllimshme ndërmjet retorikës nacionaliste, kalkulimit strategjik dhe diplomacisë së kamufluar, duke e shndërruar diskursin politik jo vetëm në instrument mobilizimi dhe konsolidimi të pushtetit, por edhe në një mekanizëm kompleks për menaxhimin e cikleve të tij. Brenda kësaj logjike, sipas deklarimeve dhe praktikave konkrete që në mënyrë të përsëritur sforcojnë skajet e spektrit politik, bëhet i dallueshëm edhe një dimension i nënkuptuar strategjik, i cili sugjeron jo vetëm praninë e një hapësire për manovrim politik, por edhe projeksionin e mundshëm të një tërheqjeje të kontrolluar si pjesë e racionalitetit të brendshëm të këtij modeli qeverisës. Si i tillë, rasti në fjalë tejkalon logjikën ciklike të politikës së zakonshme dhe duhet të lexohet si pjesë e një rikonfigurimi më të thellë strukturor, me implikime të drejtpërdrejta për stabilitetin e brendshëm të Maqedonia e Veriut dhe për ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit.

Lini një Përgjigje