Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e dhënë për SYRI.net ka folur edhe për jetën e tij në qeli, si i burgosur politik.
Meta është shprehur se, Partia e Lirisë i ka kaluar momentet e saj të vështira dhe tani është gati për tu bërë pjesë e parlamentit dhe për të bërë opozitën e saj.
Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?
Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigante të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas.
Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.
Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë.
Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.
Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të ‘Pazarit të ri’ dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar.
Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.
Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore.
Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.
Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të