Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Pikat kryesore

  • Kuqezinjtë janë mundur 2-1 në Varshavë nga Polonia, edhe pse pjesën e parë e mbyllën në avantazh falë golit të Arbër Hoxhës.
  • Minutat e para të takimit ishin disi më të mira për vendasit, pasi kuqezinjtë po qëndronin pas dhe më shumë po studionin kundërshtarin.
  • Në minutën e 15-të, Arlind Ajeti dëmtohet pas tentativës për të gjetur golin gjatë një goditjejë nga këndi, por përplaset me kundërshtarët.

Mbyllet ëndrra e Shqipërisë për të shkruar në Botëror. Kuqezinjtë janë mundur 2-1 në Varshavë nga Polonia, edhe pse pjesën e parë e mbyllën në avantazh falë golit të Arbër Hoxhës. Minutat e para të takimit ishin disi më të mira për vendasit, pasi kuqezinjtë po qëndronin pas dhe më shumë po studionin kundërshtarin. Në minutën e 15-të, Arlind Ajeti dëmtohet pas tentativës për të gjetur golin gjatë një goditjejë nga këndi, por përplaset me kundërshtarët. Në vend të tij futet Ardian Ismajli. Sfida u zhbllokua falë golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja dhe duke përfituar nga një gabim në prapavijën polake, Hoxha tregon gjithë klasin e tij dhe dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Shqipërinë. Kuqezinjtë e nisin shumë mirë edhe pjesën e dytë, ku në minutën e 54-të, Nedim Bajrami kishte shansin e artë të mbyllte ndeshjen, pas një asisti fantastik të Elseid Hysaj, por goditja e tij ëprfundoi jashtë. Në minutën e 63-të, Polonia barazon shifrat me Robert Leëandoëski-n, i cili shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të Strakoshës.

Lini një Përgjigje