Meremja sfidon doktorin në Apel/ Ish-kandidatja kërkon rrëzimin e vendimit për pushimin e…

Meremja sfidon doktorin në Apel/ Ish-kandidatja kërkon rrëzimin e vendimit për pushimin e…

Pikat kryesore

  • 1 ditë pas ripërtëritjes, ish-kandidatja e skualifikuar nga gara, Mereme Sela, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë për pushimin e çështjes për zgjedhjet për kryetar të PD.
  • Mereme Sela kërkon nga Apeli të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të skualifikojë Sali Berishën si kryetar të PD, të pezullojë zgjedhjet dhe të rikthejë atë vetë si kandidate për kryetare.
  • Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë Berishës, tani është në dorë të Apelit.

S’ka festë për doktorin. 1 ditë pas ripërtëritjes, ish-kandidatja e skualifikuar nga gara, Mereme Sela, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë për pushimin e çështjes për zgjedhjet për kryetar të PD. Mereme Sela kërkon nga Apeli të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të skualifikojë Sali Berishën si kryetar të PD, të pezullojë zgjedhjet dhe të rikthejë atë vetë si kandidate për kryetare. Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë Berishës, tani është në dorë të Apelit. Mereme Sela, pavarësisht se nuk kandidoi dot, rezultoi surpriza e zgjedhjeve të PD. Ajo u shfaq në ditën e fundit të regjistrimit të kandidaturave në selinë blu, por u skualifikua bashkë me Ervin Salianjin, Alesia Balliun dhe Evi Kokalarin. U duk se mjekja Mereme Sela do të ishte kandidatja kukull përballë doktor Sali Berishës, por rezultoi e kundërta. Mereme Sela denoncoi menjëherë farsën në PD dhe dorëzoi dy padi në Gjykatën e Tiranës. Njëra iu kthye për korrigjim, tjetra iu pushua. Pas ripërtëritjes, PD ka ikur me pushime, por Meremja po kujdeset që të paktën Berisha dhe Noka të mos i bëjnë edhe aq rehat. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Meremja, një fitore e vogël/ Gjykata nuk ia rrezon padinë, por i kërkon ta plotësojë “Mereme Sela kërkon të drejtën e saj”/ Meçe: Berisha ka asgjësuar opozitën, protestat e PD të dështuara Meremja e ka seriozisht, padit Berishën në Gjykatë/ Kandidatja e skualifikuar akuzoi Berishën për përjashtim nga gara për kreun e PD

Lini një Përgjigje