Në emisionin “Log”, analisti Mentor Kikia ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke i cilësuar ato si një tregues të dështimit të shtetit në zbatimin e ligjit. Ai theksoi se këto ndryshime duket se përpiqen të klasifikojnë si vepra penale çdo veprim që është në kundërshtim me rregullat e vendosura. Sipas Kikis, një shtet që nuk arrin të zbatojë ligjin efektivisht, përballet me sfida të mëdha në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ai theksoi se ashprimi i masave nuk do të sjellë rezultate të dukshme, për shkak të mungesës së një mekanizmi të duhur për zbatimin e tyre.