Pikat kryesore
- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të udhëtojë këtë të diel drejt Modenës, një ditë pas një incidenti ku disa persona u plagosën nga një sulm me makinë në këtë qytet.
- Për këtë arsye, ajo ka anuluar vizitën në Nikosia ku do të takohej me presidentin e Qipros.
- I riu u përpoq të largohej dhe goditi me thikë një nga tre kalimtarët që u përpoqën ta ndalonin.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të udhëtojë këtë të diel drejt Modenës, një ditë pas një incidenti ku disa persona u plagosën nga një sulm me makinë në këtë qytet. Për këtë arsye, ajo ka anuluar vizitën në Nikosia ku do të takohej me presidentin e Qipros. Sjellim ndërmend se një 30-vjeçar, i lindur në Itali dhe me origjinë nga Afrika e Veriut, drejtoi makinën drejt një turme në qendër të qytetit të shtunën, duke plagosur tetë persona, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje rëndë. I riu u përpoq të largohej dhe goditi me thikë një nga tre kalimtarët që u përpoqën ta ndalonin. Më pas ai u arrestua nga policia. Prokurorët e Modenës deklaruan të dielën se i dyshuari po hetohet për “ masakër ” dhe “ plagosje trupore ”, duke shtuar se po punohet për të përcaktuar motivin e veprimeve të tij. Sipas tyre, ai i goditi këmbësorët në qendrën e mbushur të qytetit, i cili ka mbi 180 mijë banorë, “ në mënyrë të rastësishme dhe të qëllimshme ”. “ Kohë më parë, në vitin 2022, ai kishte marrë trajtim për probleme të shëndetit mendor për shkak të çrregullimit të personalitetit, pas së cilës u shkëput nga sistemi ”, tha kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, për RaiNews24 natën e së shtunës. Dy prej të plagosurve kanë humbur këmbët si pasojë e ngjarjes, ndërsa njëri ndodhet ende në rrezik për jetën. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Juventus jashtë nga Champions/ “Zonja e Vjetër” mundet nga Fiorentina, rrezikon seriozisht Si u arratisën hajdutët e bizhuterive/ Autorët u larguan drejt Zallherit, të maskuar dhe të armatosur Emirate, droni godet centralin/ Sulmi ajror shkakton zjarr pranë Barakah, negociatat e paqes të bllokuara