Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë…

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë…

Pikat kryesore

  • Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
  • Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e efektivëve të RENEA-s, duke theksuar se ata janë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës, duke u vendosur në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
  • ”RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë.

Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e efektivëve të RENEA-s, duke theksuar se ata janë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës, duke u vendosur në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. ”RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë e janë kudo ku ka një rrezik ndaj rendit e sigurisë së qytetarëve”, u shpreh Rama duke sjellë pamje nga ky bashkëpunim. Stërvitja e përbashkët nuk ka vetëm karakter praktik, por është pjesë e një procesi më të gjerë të ndërtimit të besimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy njësive elitë.

Lini një Përgjigje